11.3 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Liverpool – PSG shkon në vazhdime

- Advertisement -

Ndeshja më e zjarrtë e natës së sotme në Ligën e Kampionëve ka shkuar në vazhdime.

Në “Anfield” po zhvillojnë luftë të ashpër Liverpooli dhe PSG-ja, shkruan “Express”.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1-0, me golin e shënuar nga Ousmane Dembele në minutën e 12-të të ndeshjes.

Dembele në fakt e kishte baraspeshuar sfidën në 1-1, pasi Liverpooli e fitonte ndeshjen e parë në Paris, 1-0.

Pjesën e dytë, Liverpooli kishte disa mundësi të arta për të shënuar, por disa herë goditi shtyllën e në raste të tjera Gianluigi Donarumma ishte në krye të detyrës.

Ndeshja tashmë shkon në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit