Dominik Szoboszlai befason me veturën e përzgjedhur, gjatë grumbullimit në kombëtare

- Advertisement -

Dominik Szoboszlai ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave me zgjedhjen e tij të jashtëzakonshme të automjetit gjatë grumbullimit të fundit me kombëtaren e Hungarisë.

Mesfushori i Liverpoolit u shfaq në kampin stërvitor me një makinë klasike të tipit Cadillac të viteve 1970, duke shfaqur një stil krejtësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim te futbollistët modernë.

Ky ndryshim i papritur ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale mbi pasionin e tij për makinat e rralla.

Ky veprim vjen si një kontrast i fortë me grumbullimin e kaluar të kombëtares, ku ylli hungarez kishte zgjedhur të prezantohej me një supermakinë luksoze italiane, Lamborghini Revuelto.

Të ngjashme

Të fundit