16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Lirohet nga akuza ish-zyrtari policor i akuzuar për marrje ryshfeti

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten ka shpallur aktgjykim lirues për ish- zyrtarin policor, Sokol Alihajdari, i cili akuzohej për marrje ryshfeti.

Aktgjykimi lirues është shpallur të premten nga gjyqtari Agim Kuçi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo gjykatë merr aktgjykim lirues pasi që nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar”, tha gjykatësi Kuçi

Kurse lidhur me shpenzimet e procedurës penale, ai tha se të njëjtat do të bien në barrë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në fund gjykatësja Kuçi njoftoi palët e pakënaqura se ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e kalimit të kopjes së këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit përmes kësaj gjykate.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit