Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjedhjet e tanishme po mbahen pa një kauzë të qartë dhe të mirëfilltë politike.
Gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Limaj tha se është e vështirë të shpjegohet arsyeja përse vendi ndodhet sërish në proces zgjedhor.
“Këto zgjedhje janë pa ndonjë kauzë të mirëqenë, këto zgjedhje janë të vështira të shpjegohen se përse jemi në zgjedhje në kuptimin përmbajtjesor”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, fakti që vendi ka zhvilluar pesë procese zgjedhore brenda 15 muajve nuk dëshmon maturi politike, por krizën e elitës politike, e cila, sipas Limajt, nuk ka arritur të ndërtojë institucione stabile dhe të zbatojë mandatin e marrë nga qytetarët.
Ndiqni deklaratën e plotë:






