Bekim Haxhiu: Drenasi mbetet bastion i PDK-së dhe i vlerave që na bashkojnë

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Drenasi vazhdon të mbetet një nga qendrat më të fuqishme të mbështetjes për Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë një tubimi zgjedhor të mbajtur në Drenas, Haxhiu tha se pjesëmarrja dhe mobilizimi i qytetarëve dëshmojnë besimin e vazhdueshëm në PDK-në dhe në programin e saj politik për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, qytetarët e Drenasit kanë shprehur mbështetjen e tyre për rikthimin e PDK-së në udhëheqjen e proceseve shtetërore dhe për një qeverisje që, siç tha ai, do të investojë në zhvillimin e komunave dhe mirëqenien e qytetarëve.

Haxhiu theksoi se Drenasi ka qenë historikisht i lidhur me PDK-në dhe me figurat kryesore të saj, duke përmendur ish-udhëheqësit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si dhe kandidatin aktual për kryeministër Bedri Hamza.

“Qytetarët e Drenasit dhanë mesazhin se e duan PDK-në sërish prijëse të proceseve dhe të qeverisjes së vendit”, ka deklaruar Haxhiu.

Tubimi u mbajt në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, ku drejtuesit e partisë po prezantojnë programin e tyre politik dhe prioritetet qeverisëse.

Të ngjashme

Të fundit