Bashkimi me PDK-në, Limaj: I natyrshëm dhe burimor, është ndezur një elektorat i përbashkët

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ai këtë e quajti diçka që buron nga baza dhe që është e natyrshme e burimore.

“Diçka që buron nga baza, nga elektorati nga kërkesat është krejt e natyrshme, është burimore, është me shumë dashamirësi me shumë vullnet. Në fund të fundit për çka bëhen këto gjëra, për elektoratin. Kjo që po ndodh është në mënyrë të natyrshme, anë e kënd Kosovës është ajo që e ka kërkuar elektorati, po e shfaqë çdo ditë në takime dhe tubime”, tha ai.

Limaj gjithashtu u shpreh se nga ajo që po shihet në takime, sipas tij, është ndezur një elektorat i përbashkët.

“Po ndihemi jashtëzakonisht mirë, në të gjitha takimet që kemi qenë, në të gjitha kontaktet që i kemi, po ma merr mendja që është ndezur një elektorat i përbashkët. Ka qenë një lajm i mirëpritur nga mijëra njerëz që janë votues të devotshëm”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit