11.6 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Limaj: Albin Kurti po tenton ta kapë shtetin përmes ligjeve

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për mënyrën se si po e qeveris vendin.

Ai në “Debat Plus”, tha se Kurti është duke tentuar ta kapë shtetin përmes sistemeve ligjore.

“Tendenca për ta kapur shtetin është përmes ligjeve. Kurti po don ta kapë shtetin përmes sistemeve ligjore, për atë ligjet i rrëzohen nga Kushtetuesja. Ky po don me kapë institucione civile përmes ligjeve… ligji për shërbyes civilë, për shërbyer publik për doganat, këto janë në funksion të kapjes së shtetit. Kjo është intenca. Ligji i prokurorisë e ka bërë të njëjtën gjë. Kapja  e shtetit përmes ligjeve”, tha ai.

Tutje ai theksoi se në tri vitet e Qeverisë Kurti, Kosova nuk ka pasur fare zhvillim ekonomik.

“Kosova sot e tri vite është ndalë si një automjet, nuk po lëvizë, ka pushuar, asnjë punë efektive nuk është zhvilluar. Është shpenzuar energji në tema të tjera. Zhvillim ekonomik nuk ka”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit