13 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Ambasadori Kapiti ia kujton Daçiqit vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

- Advertisement -

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit serb, Ivica Daçiq në deklaratën e tij se vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës kërcënon integritetin territorial të Serbisë.

“Vetëm sa për t’ia kujtuar Daçiqit: Vendimi I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë konfirmon se Republika e Kosovës nuk ka thyer ligjet ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë”, ka shkruar Kapiti.

“Shumë vende, si Zvicra dhe Irlanda, janë pranuar në Këshillin e Evropës para se të bëheshin pjesë e Kombeve të Bashkuara”, përfundon ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit