15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Liberalët evropianë ftojnë Lajçakun për të diskutuar rreth Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Grupi politik evropian liberal “RenewEurope”, e ka ftuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për të folur rreth Ballkanit Perëndimor.

Lajçak i ka falënderuar dhe ka thënë se është kënaqësi të flas për Ballkanin Perëndimor.

Kjo pasi ai thotë se është një moment aktual gjeopolitik që ka nevojë për përparim të shpejtë të këtij rajoni.

”Faleminderit @ReneëEurope për ftesën sonte. Gjithmonë kam kënaqësi të flas për Ballkanin Perëndimor, momentin aktual gjeo-politik dhe nevojën për përparim të shpejtë në pranimin”, ka shkruar Lajçak në platformën X, të mërkurën.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i PDK-së, Bernard Nikaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit