Njëri nga drejtuesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka publikuar së fundmi një letër të shkruar me dorë nga heroi Bekim Berisha, i njohur me nofkën “Abeja”, dhe dërguar Halitit.
Në letër, Berisha vlerëson lart kontributin e Xhavit Halitit dhe Azem Sylës në organizimin e UÇK-së, duke përshkruar vështirësitë dhe rrezikun e punës së tyre.
Madje, në një moment të letrës, Berisha shprehet se më lehtë do ta përballonte të dilte ballë për ballë me një kolonë serbe sesa të merrej me punët me të cilat po merreshin Xhavit Haliti dhe Azem Syla.
Letra sjell një dëshmi personale të Bekim Berishës mbi vështirësitë, rrezikun dhe barrën e organizimit të UÇK-së në atë periudhë.
Letra:
Vlerësimi i lirë personal. Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën e zotërinjve Zeka dhe Daja (Xhavit Halitit dhe Azem Sylës). As një javë. Shumë e vështirë, e rrezikshme, shumë e mundimshme dhe, vëlla, çuditem dhe turpërohem dhe e pyes veten: “O Zot, se çfarë nerva kanë dhe si i përballojnë rrethanave të tilla e nuk janë çmendur ende. Më vjen gjynah shumë.







