14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Lëndohet Mbappe, pritet të mungoj 3 javë

- Advertisement -

Kylian Mbappé nuk do të luajë në derbin e Madridit. Kampioni francez, tashmë forca shtytëse e “Los Blancos” në këtë muaj e gjysmë të parë të ndeshjeve zyrtare, është dëmtuar dhe nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit. Por jo vetëm kaq.

Problemi që Mbappé, në fakt do ta detyrojë Ancelottin të heqë dorë nga ylli francez për disa ndeshje, përfshirë edhe ato të Champions League. Konkretisht, bëhet fjalë për një dëmtim të kofshës, të pësuar në ndeshjen e fundit të La Liga-s, të fituar ndaj Alaves.

Lëndimi i kofshës do ta detyrojë Mbappe të qëndrojë jashtë fushave për një pjesë të mirë të tetorit dhe jo vetëm javën e fundit të shtatorit. Për këtë lloj dëmtimi ndalesa është rreth tri javë, prandaj Mbappé pritet të jetë në gjendje të kthehet në “El Clasico” kundër Barcelonës, në fund të tetorit. Asgjë për të bërë, megjithatë, për ndeshjet kundër Atletico Madridit, Lille, Villarreal dhe Celta Vigo.

Para “El Clasico”, skuadra madrilene do të sfidojë Borussia Dortmundin, një ripërsëritje e finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2024, e fituar nga skuadra e Ancelottit.

Mungesa e Mbappe në skuadër sigurisht që nuk do të jetë diçka e re për Carlo Ancelottin, duke pasur parasysh se si e fitoi sërish Champions League (2023-2024) me Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo protagonistë absolutë.

Do të jenë ata që do t’i udhëheqin “Los Blancos” në derbin e MAdridit dhe sfidat e ardhshme mes La Liga-s dhe Champions League. Me shumë gjasa do të kemi rikthimin e mundshëm të Bellingham si mesfushor-sulmues, pas dy brazilianëve në 4-3-1-2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit