16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

LDK-PDK zyrtarizojnë marrëveshjen në Istog, mësoni detajet e koalicionit

- Advertisement -

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje për të qeverisur bashkë me PDK-së në katër vitet e ardhshme. Marrëveshja, sipas tij, është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme.

I pari i Istogut ka bërë me dije se PDK do ta ketë nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori.

“Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Feratit:

Sot kam pritur në takim kryetarin e PDK-së, dega në Istog, z. Ali Nimanaj. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur marrëveshje për të qeverisur në Istog për katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë.

Marrëveshja parasheh që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog, do të udhëheqë me dikasteret si më poshtë:

Nënkryetarin e Komunës

Drejtorinë e Bujqësisë

Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtorinë e Administratës.

Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare.Emërimi dhe prezantimi i të gjithë ekipit tonë qeverisës do të bëhet gjatë ditëve në vijim. Na priftë e mbara!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit