LDK në bisedime për Presidentin, Haziri mohon raportimet për ndërrime pozicionesh

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se partia dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime me Albin Kurtin për t’i dhënë vendit President, shkruan Scanner.

Ai ka mohuar raportimet në media për ndërrime të mundshme të pozicioneve, duke i cilësuar ato si absolutisht të pavërteta.

Sipas Hazirit, LDK mbetet një parti e shpresës dhe e besës, e angazhuar vazhdimisht për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe përfaqësuese.

“Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës”, ka theksuar Haziri.

Postimi i plotë:

LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President.

 

Shkrimet nē media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta.

 

LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese.

 

Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftushëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës!

Të ngjashme

Të fundit