LDK mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, pritet të vendoset për të ardhmen e Abdixhikut

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot, 30 korrik, Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, i cili nis në orën 18:00.

Kuvendi është thirrur pas përmbushjes së kriterit statutar për mbajtjen e tij, ndërsa në fokus pritet të jetë kërkesa për votëbesim ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nisma për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm vjen pas pakënaqësive brenda partisë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Vendimi që do të merret nga delegatët pritet të përcaktojë edhe drejtimin e mëtejmë politik të LDK-së dhe të kryetarit të saj.

Kuvendi i sotëm pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, ndërsa vëmendja është përqendruar te qëndrimi që do të mbajnë delegatët ndaj lidershipit aktual të partisë

Të ngjashme

Të fundit