18.2 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Lajmi për liberalizimin e vizave, Musliu-Shoshi tregon punët e Qeverisë që duhet të kryej për të përfunduar këtë proces

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka mirëpritur lajmin për heqjen e vizave nga 1 janari i 2024’ës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se puna, megjithatë, akoma nuk është e përfunduar.

“Qeveria e Kosovës duhet që t’i nënshkruaj marrëveshjet e riatdhesimit me të gjitha ato vende anëtare të BE-së me të cilat Kosova s’ka marrëveshje. Andaj, shpresoj që Qeveria t’i futet punës menjëherë e pa vonesë, në mënyrë që mos të ketë vonesa të tjera në këtë proces, dhe uroj që rrugës mos t’na dalin befasi të reja”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Děkuji! 🇽🇰🇪🇺

Sot morëm një lajm të mirë! Këshilli i BE-së i tha PO liberalizimit të vizave, më së largu me 1 janar 2024. Ky lajm është shumë i vonuar, por megjithatë lajmi i mirë është që tanimë kemi një datë kur mund të fillojë lëvizja e lirë e qytetarëve.

Puna, megjithatë, akoma nuk është e përfunduar. Qeveria e Kosovës duhet që t’i nënshkruaj marrëveshjet e riatdhesimit me të gjitha ato vende anëtare të BE-së me të cilat Kosova s’ka marrëveshje. Andaj, shpresoj që Qeveria t’i futet punës menjëherë e pa vonesë, në mënyrë që mos të ketë vonesa të tjera në këtë proces, dhe uroj që rrugës mos t’na dalin befasi të reja!

Padyshim, një mirënjohje e veçantë i takon Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, e cila ka qenë shumë konstruktive dhe proaktive në çështjen e liberalizimit të vizave

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit