25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Ky është lojtari më i mirë në botë sipas De Ligt

- Advertisement -

Real Madridi mundi Bayern Munichun me rezultat 2-1 në ndeshjen e jashtëzakonshme të dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Real Madridi ku do të përballet me Borussia Dortmundin më 1 qershor në Wembley të Londrës në finalen e madhe.

Bayern kaloi në epërsi me golin e mrekullueshëm të Alphonso Davies në minutën e 68-të, por Real Madridi përmbysi shifrat me golat e Joselut në minutën e 88-të dhe 91-të. Sulmuesi kishte hyrë në lojë në minutën e 81-të.

Një ditë pas ndeshjes, është bërë një deklaratë nga Matthijs De Ligt, mbrojtësi i Bayern Munich i cili në të dyja rastet ka qenë në afërsi të Joselu, por nuk ka mundur ta ndalojë atë.

Holandezi pohon se pas ndeshjes së djeshme për të janë hequr të gjitha dyshimet se cili lojtar është aktualisht më i miri në botë.

“Deri dje kisha një dilemë se kush është më i miri në botë, tani nuk e kam më. Vinicius është një lojtar i jashtëzakonshëm, për mua ai është më i miri në botë”.

“Ai është jashtëzakonisht i shpejtë, i mirë me topin, shënon gola dhe dominon në situatat një-në-një. Nuk ka më të mirë se ai”, ka thënë De Ligt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit