28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Berisha akuzon Drejtorin e Policisë për emërime e punësime me urdhër të Qeverisë

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha ka akuzuar drejtorin për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.

Berisha ka akuzuar drejtorin e Policisë për ndryshime të mëdha në pozitat udhëheqëse, duke theksuar se personat e emëruar kanë lidhje të ngushta me pushtetin.

“Ka pasur ndryshime të mëdha në pozitat udhëheqëse kryesisht janë emëruar persona të afërm me shefin Besim Berisha dhe persona me prejardhje nga Podujeva nga ku e ka prejardhjen ministri i Brendshëm Sveçla, zinxhiri është ndryshuar komplet nga Berisha sipas dyshimeve shefat e rinj nga Podujeva lidhen me njeriun e Sveçlen shefi i njësisë në Deçan, Besim Berisha nga Podujeva, më herët kishte qenë i larguar nga kjo njësi tash është parë e arsyeshme të kthehet dhe të bëhet udhëheqës i kësaj njësie”, ka deklaruar Berisha në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Ndërsa, nënkryetari i komisionit ka theksuar se po ndihet keq nga këto akuza të bëra ndaj drejtorit të Policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit