-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ky është i riu nga Podujeva që vdiq sot në QKMF – iu përkeqësua gjendja teksa po merrte infuzion

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë trajtimit për gripin sezonal, shkruan Insajderi.

Gazeta ka mësuar se viktima është 36-vjeçari Fatlum Ahmeti.

Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima ka qenë duke marrë infuzion kur papritur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përveç gripit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit