Deputetët kanë nisur të mblidhen në sallën e kuvendit, ku pritet të fillojë seanca konstituive.
Seanca ishte paralajmëruar të niste në orën 10:00, por ende nuk ka filluar. Ndërkohë, disa deputetë dhe përfaqësues të subjekteve politike tashmë kanë hyrë në sallë.
Në kuvend janë parë deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si edhe përfaqësues nga Aleanca.
Pritet që gjatë kësaj seance të zhvillohen procedurat e para për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës






