23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kusarli-Lila thotë se deklaratat e Stanos kanë treguar dozë anshmërie

- Advertisement -

Vendimet e qeverisë aktuale, po kritikohen nga faktori ndërkombëtar.

Sidomos ato që prekin komunitetin serb në Kosovë.

Pas vendimit të BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë për vendime të njëanshme me mundësi përshkallëzimi të situatës.

Por, kundërpërgjigje ndaj Stanos, ka shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila. Ajo thotë për Tëvë 1, se këto deklarata janë të pabalancuara, ndërsa thekson se shteti i Kosovë, për marrjen e vendimeve bazohet në Kushtetutën e Republikës.

“Kritikat e Bashkimit Evropian apo në këtë rast të zëdhënësit të saj, Peter Stano, kanë qenë vazhdimisht ato të cilat kanë treguar dozë të anshmërisë në veçanti kritikë më të theksuar ndaj Kosovës. Dhe në këtë situatë çfarë mund të them është, se ajo çfarë është në sistem të vlerave dhe në ligjshmëri, vendimet e Kosovës janë vendime të plotfuqishme në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk ka vendime të njëanshme sepse nuk ka vendime të dyanshme”, thotë ajo.

Ndër të tjera, Kusari-Lila, nuk shpreson në arritjen e një marrëveshje përfundimtare që qon drejtë normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas saj, Serbia nuk është e gatshme ta vënë firmën.

“Tashmë është e qartë se nga ana e Serbisë është thënë se nuk është nënshkruar marrëveshja përkundër se Kosova ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e saj, përderisa për Republikën e Kosovës, është vendimtare procesi i integrimit rrugëtimi në organizatat ndërkombëtare”, shprehet deputetja e LVV-së.

Por ndryshe po mendojnë nga opozita. Rrezarta Gashi nga LDK, thotë se kryeministri Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi nuk janë të interesuar për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Ju e dini se Kosova masa nga Bashkimi Evropian, janë bërë 227 ditë kur kryeministri nuk është merr me këtë çështje, as zëvendëskryeministri jemi nën masa nga Bashkimi Evropian do të thotë në Kuvendin e Kosovës pritet të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare, për neve është absurde të votohen marrëveshje të tjera kur ne kemi masa nga BE”, thotë ajo.

Ndërsa, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk beson në ndryshimin e vendimit nga faktori ndërkombëtar që vendi do të vazhdon të mbetet i ndëshkuar.

“Në të gjitha takimet që kemi pas me ndërkombëtarët na kanë thënë se nuk do ti largohen sanksionet Kosovës deri në përmbushjen e zotimeve dhe kushteve në bazë të cilave janë vendosur sanksionet.

Një prej kushteve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe deeskalimi i situatës”, thotë ajo.

Më 27 qershor të vitit 2023, Bashkimi Evropian, ka njoftuar masat e vendosura ndaj Kosovës. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për
shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit