16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kusari-Lila: Rezoluta e miratuar të shtunën, konfirmim i vullnetit politik ndaj procesit që shkel sovranitetin e Kosovës

- Advertisement -

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka patur një prononcim për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ndër të tjera, Kusari-Lila i është përgjigjur ministrit Rakiq për reciprocitetin më Prishtinën zyrtare, në rast se nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale serbe me datë 3 prill. Shefja grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se rezoluta e miratuar të shtunën ka konfirmuar vullnetin politik në vend në raportet me një proces që shkel sovranitetin dhe kushtetushmërinë e Kosovës.”Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila edhe zyrtarisht shënon fillimin e punimeve të sesionit pranveror të Legjislaturës së VIII.


Në Kryesi u vendos që seanca e rregullt plenare e Kuvendit të mbahet me 20 janar, të Enjten, pas së cilës të njejtën ditë do të vazhdohet me punimet e seancave të mbetura nga sesioni vjeshtor. Punimet seanca do t’i vazhdojë edhe ditën e premte për të gjitha pikat që kanë mbetur pa u miratuar në sesionin që u përmbyll në vitin 2021.
E pyetur nga gazetarët sot lidhur me deklaratën e Ministrit Rakiq për aplikimin e “masave të reciprocitetit me Prishtinën” në rast të mos lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve Presidenciale serbe të caktuara me 3 Prill, përgjigja ime ishte si vijon:
Reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti në mes të dy etnive. Kosova është shtet multietnik, prandaj si koncept i tillë në kuadër të territorit të Kosovës nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston. Rezoluta e miratuar ditën e Shtunë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka rikonfirmuar edhe vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.


Votimi për zgjedhje qofshin ato parlamentare, apo siç ishte rasti i fundjavës me referendum të një shteti tjetër apo shtetasve tjerë me dy shtetësi është i paraparë, dhe ekzistojnë metoda sesi votohet, me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, në ambasada apo zyre ndërlidhëse të atij shteti apo me postë” shkruan Kusari-Lila në Facebook

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit