11 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Dafina Zeqiri paralajmëron videoklipe të reja nga këngët e albumit “Dafinë Moj”

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri me fillimin e vitit ka nis edhe punën për projekte të reja.

Por, në vend të këngëve të reja, këngëtarja ka zbuluar se është duke realizuar videoklip nga projekte e albumit “Dafinë Moj”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina njoftoi se është në përgatitje të dy klipeve të reja për këngët nga albumi i saj i fundit.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Më shumë videoklipi po vijnë nga albumi im Dafinë Moj, qëllojani cilat janë dy këngët?”, ka shkruar Dafina në postim.

Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua në tetor të vitit që lamë pas dhe u prit mirë nga fansat e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërsa, pak ditë më parë Dafina solli këngën “Më fal” që erdhi në bashkëpunim me Majk.

Projekti i dyshes së njohur u publikua me 13 janar dhe deri tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin e YouTube. 

https://youtube.com/watch?v=c6f6S3BA8Fw

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit