15.3 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

“Kurtit s’ja nin ma a del rrenc, a ka moral..”, Mehmetaj: Vetëvendosja është fabrikë që synon me mirëmbajtë pushtetin

- Advertisement -

Analisti politik, Lirim Mehmetaj ka shpërthyer në kritika të ashpra në emisionin “Debat Plus”, duke komentuar letrën e dërguar të ish-kryeministrit Albin Kurti ndaj kreut të LDK-së. Ai përkujtoi akuzat e ashpra të Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, ku kishte deklaruar se “këta po harxhojnë para pafund dhe janë të shitur tek oligarkët.”

Mehmetaj shtoi se Lëvizja Vetëvendosje akuzat kryesore të fushatës zgjedhore i ka adresuar ndaj LDK-së, ndërsa tani i nënshtrohet përmes letrave dhe “lutjeve për koalicion”.

““Meqë kemi letër të shkruar me qëllime dhe kërkesa konkrete. Po e lexoj, se është më lehtë. Kjo është letër e Kurtit ku flet me admirim për LDK-në, specifikisht për Lumir Abdixhikun. Po I thotë Lumir Abdixhikut, jam i interesuar dhe kam vullnet me u taku me ty dhe me bë koalicion. Po I thotë se jam I interesuar I vullnetshëm për koalicion me LDK-*në. Po thotë me LDK-në ka dallime, por politike jo tjera. Një koalicion I përbashkët është për nevojat e qytetarit. Po I thotë ABDIXHIKUT, se me ty në qeveri skam probleme. Mas miri me u taku. Politikan I pjekur. Na bashkë për ardhmërinë e shtetit dhe përparimin shoqëror. Letër e Kurtit që flet me admirim për LDK-në, specifikisht për Abdixhikun. A t’kujtohet kur Kurti thotë se nuk muj me shku në emisione, se po më qesin disa video që kam thënë më herët diçka, e po më nxjerrin prej konteksti. Rikthimi I videove nga Kurti nuk është dëshmi se çka ka rrejtë, dhe çka po thotë aktualisht është veç një tjetër rren dhe realiteti për me fol të ardhmen krejt ndryshe, është I madh se ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Kurti pate dale në fushatë edhe ka thane se këta janë duke harxhuar pare pafundësisht dhe janë të shitur tek oligarkët. VV-ja kritikën e madhe tek LDK-ja e ka pasur që I ka ble biznesi dhe këta thjesht janë disa kukulla që I navigon parja e ndytë e biznesit. Tash Kurti duhet me na tregu, cili bizismen qëndron mbrapa Kurtit, I thotë se unë veç I kontrollojë, hajde bonu me ta. Votuesi I VV-së ka dale edhe n aka thane mos I besoni Abdixhikut, se thjeshtë janë llafe biznismenit, fushata multimilionëshe. Prej oligarkëve që ia done keqën Kosovës, e janë me Serbinë. Çk,a ndodhi tash. Çka ka me u ba me të që ka dal e ka sulmuar LDK-në më së shumti. Si ka 15 ditë, ku LVV e ka akuzuar LDK për abuzim votash dhe që kontrollohesh prej biznismenave, hajde me mu. Dil thuaj, se edhe unë jam I blerë prej biznesi, edhe unë kam blerë vota. Ja dil thuj kam rrejtë. Kërkojë falje qytetarit, thuj unë bëjë gjithçka për pushtet. Kur m’konvenon rrej e ofendojë.”, deklaroi ai.

Mehmetaj tha se Kurtit nuk i intereson më aspak “moralisht” se a është “rrenc apo mashtrues, apo ndryshues fjalësh e veprimesh”.

““Kjo është kurth dhe nuk është e sinqertë. Është e sinqertë. Po futemi në fazën ku Vetëvendosje nuk pretendon pozicion moral. VV-ja  është një fabrikë ku dëshiron me mirëmbajtë pushtetin, me furnizu fabrikën. VV-*ja e ka domosdoshme pushtetin, për mirëmbajtje të fabrikës. Kurtit nuk i intereson aspak moralisht, se a është rrenc, mashtrues, ndryshon fjalët e veprime por i intereson pushtetin”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit