Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi Baskësinë Islame të Kosovës dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Pas pritjes nga myftiu Naim Tërnava, Kurti uroi sa më shumë dashuri, paqe dhe begati.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson dhe e çmon lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosoëvs në të gjitha etapat e zhvillimit, përparimit dhe rezistencës. Urime dhe gëzuar! Për hajr Bajrami, Zoti kabull agjëruesve! Një mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfrit. Në këtë pranverë përkujtojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës. Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja “, tha kreu i qeverisë Kurti./Ekonomia online/

