8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit, këtë gjuhë e njeh më së miri

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtroj trysni mbi Beogradin sepse këtë gjuhë e njeh më së miri.

Në një intervistë për Top Channel, ai ka shtuar se Serbia nuk është shtet demokratik dhe se pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vetë.

“Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin sepse ka dëshmuar se këtë gjuhë e njeh më së miri”.

“Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysu mbi popullin e vetë. Atje nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin”.

Sipas tij, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të mund të sillte rezultate.

“Është e domosdoshme kjo për shkak se autokratët, bujarinë e kuptojnë si frikë apo dobësi të palës tjetër”.

“Në këto dy vite, Serbia ka synuar të marr para nga BE-ja, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga ShBA-ja. Perëndimi duhet t’i tregojë se kjo nuk është e mundur më”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit