Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetari i LVV-së, të premten do të zhvillojë takimet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Tëvë1 mëson se takimi me Hamzën do të zhvillohet nga ora 09:00 e mëngjesit, kurse me Abixhikun pasdite nga ora 18:00.
Hamza e Abdixhiku sot kanë thënë se do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit.
Kryetari i PDK-së tha se është i gatshëm të takohet me Kurtin nga ora 09:00 por në objektin e Kuvendit dhe jo në atë të Qeverisë, siç e kishte dërguar ftesën.
Ndërsa, Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të LDK-së tha se do t’i përgjigjet ftesës, ndërsa për kohën tha se mbetet për tu dakorduar.






