11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kurti sulmon PSRK-në: 10 muaj nuk ka aktakuzë ndaj Radojçiqit, e vetëm pas 10 orëve e mori në pyetje Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika për Prokurorinë Speciale që ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit, përgjegjësi për sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, raporton EO.

Ai ka thënë se ky institucion i ndjekjes, ka intervistuar ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook.

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Rdojçiq dhe terroristëve tjerë të grupit të tij nga ana jonë e sistemit tonë të drejtësisë, prokurisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk ju deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë Albulena Haxhiun për një postim në Facebook”, u shpreh Kurti.

Ministrja Albulena Haxhiu u intervistua për dy ditë me radhë (e hënë dhe e martë) nga Prokuroria Speciale pasi pati pretenduar ditë më parë përmes një statusi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

Ajo gjithashtu u intervistua për një deklaratë që ka dhënë për mediat, në të cilën ka thënë se disa gjyqtarë e prokurorë i kanë bërë ftesë të takohen

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit