Kurti, senatores Ernst: Bondsteeli të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Kosovë

- Advertisement -
Pas takimit në Washington DC në shtator të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot senatoren Joni Ernst, një ndër avokueset më të zëshme për Kosovën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e falënderoi Senatoren Ernst për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në thellimin e partneritetit midis dy shteteve tona.
Kryeministri e informoi senatoren për progresin e dukshëm që Kosova ka shënuar në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë.
Ai e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë, që Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore.
Kryeministri Kurti dhe senatorja Ernst biseduan edhe për situatën politike në Kosovë dhe për rëndësinë e vazhdimit të diskutimeve mes partive politike parlamentare për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve.

 

Të ngjashme

Të fundit