11.9 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kurti: Pas dy vitesh duhet të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Organizatës Gratë për Vetëvendosje, ka thënë se këtë parti gratë e kanë bërë subjektin e parë në Kosovë.

Sipas Kurtit, gratë do ta bëjnë Kosovën shtet të drejtë dhe të barabartë.

“Grupi Parlamentar i VV-së doli me 23 gra deputete, apo 40 për qind. 23 gra deputetë nga 58 deputetë sa pati grupi ynë parlamentar i VV-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Asnjëra prej këtyre 23 grave nuk u bë deputete duke iu falënderuar kuotës, ato u zgjodhën deputete me punën, kontributin e reputacionin e vetë atyre”, tha i pari i shtetit.

Kurti tha se është koha që partia të cilën ai e udhëheq të përgatitet që të ketë më shumë gra kryetare nëpër komuna.

“Është radha tash të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna. Angazhimi ynë duhet të jetë poshtë në komuna, jo vetëm sepse në komuna bëhemi lartë e më lartë”, tha kryetari i VV-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit