21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Kurti nuk ka kohë të takohet me Policinë, shkon në Spanjë në kongresin e socialistëve

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Malaga të Spanjës pasi është pritur mbrëmë në Pallatin Elysse nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes Kurti ka shkuar atje , në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) ku subjekti që drejton ai është bërë anëtar i kësaj partie.

Krei i VV’së aty ka mbajtur edhe një një fjalim ndërsa Vetëvendosje thotë se “anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”.

Kurti ka udhëtuar në Francë në Forumin e Paqes i ftuar nga Presidenti i Francës. Dje, atje, me bashkëshorten e tij është pritur nga Presidenti Macron ndërsa gjatë ditës ka takuar ekonomistin Thomas Piketty si dhe ka vizituar Shkollën Normale Superiore. Në Paris po qëndron edhe Ndihmëssekretari i Shtetit James O’Brien i cili ka lajmëruar një takim me Kurtin.

Postimi i plotë në LINK

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit