15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kurti: Nuk dua kryetarë shqiptarë në veri, por s’mund t’i shkarkojë në emër të serbëve

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një intervistë për gazetën e përditshme austriake Der Standard për zgjedhjet e reja në veri të vendit.

Kurti për gjendjen në veri me kryetarët legalë në veri, tha se “nuk dua kryetarë shqiptarë ë veri – siç është rasti tani” por se ato duhet të dërgojnë peticion për largim të kryetarëve; “e këtë unë s’mund e bëj në emër të tyre”.

“Sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale, 20 për qind e atyre me të drejtë vote duhet të dorëzojnë peticion. Unë nuk mund ta bëj këtë në emër të tyre. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që bojkotet të mos përsëriten. Në mars, partia Lista Srpska bojkotoi zgjedhjet. Nuk dua kryetarë shqiptarë në veri – siç është aktualisht. Ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se janë plotësisht të ligjshëm. Megjithatë, Beogradi nuk është i interesuar për pjesëmarrjen demokratike të serbëve në Kosovë, sepse dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit