22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kurti nderoi me homazhe dëshmorët e martirët e fshatit Saradran të Istogut

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe te lapidari i fshatit Saradran të Istogut, në 25-vjetorin e masakrës, si dhe vendosi lule të freskëta te lapidari i dëshmorëve Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj.

 

Teksa nderoi të gjithë dëshmorët e martirët të rënë për lirinë e Kosovës, Kryeministri Kurti foli për masakrën e para 25 vjetëve kur forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra, 16 shqiptarë dhe dy egjiptianë dhe i kishin pushkatuar ata.

 

‘’Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarëve, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh’’, u shpreh ai.

 

Kjo, tha Kryeministri, do të thotë se ka nisur drejtësia, por është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata, të cilët dhanë urdhër dhe ekzekutuan popullsinë civile e të paarmatosur.

 

Kryeministri Kurti tha se gjaku i atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri, nuk shlyhet kurrë e emri i tyre s’harrohet kurrë.

 

“Është pjesë e historisë moderne të Kosovës, por gjithashtu është edhe vendi prej nga ushqehet shteti që kemi e liria që e gëzojmë’’, theksoi Kryeministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit