22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Carragheri, Casemiros: Lëre futbollin sa nuk të ka lënë futbolli ty!

- Advertisement -

Ish-lojtari i Liverpoolit i kthyer në analist, Jamie Carragher, ka thënë që Casemiros nuk i ka mbetur më energji për të luajtur në nivelin më të lartë.

“Mendoj që Casemiroja, dhe e kam krejt seriozisht, duhet ta dijë që nga sonte se si lojtar me përvojë, i ka vetëm tri ndeshje në nivel të lartë, dy ndeshjet në ligë dhe finalen e kupës, dhe të mendojë: Duhet të shkoj në MLS ose në Arabinë Saudite”, ka thënë Carragheri.

“E kam shumë seriozisht. Agjenti i tij, njerëzit rreth tij, duhet t’i kallëzojnë që duhet të ndalet”.

“Ne po e shohim njërin prej më të mirëve të kohëve modern, i cili ka luajtur në njërën prej mesfushave më të mira të të gjitha kohërave – kur i mbante Toni Kroosin dhe Luka Modriqin në të dyja anët – i cili lehtë i dilte ballë mesfushës së Barcelonës të cilën të gjithë e njihnim dhe e donim”.

“As që i afrohem nivelit të cilin e ka arritur ky njeri, por gjithmonë më kujtohet diçka nga koha kur u pata pensionuar”.

“Ishte një thënie që gjithmonë më bie ndërmend si futbollist: Lëre futbollin, para se futbolli të të lë ty!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit