Kurti: Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së babait me dy fëmijë nga shpërthimi bombolës së gazit, ngushëllime familjarëve

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për rastin e sotëm tragjik në Malishevë ku nga zjarri humbi jetën babai me dy fëmijët e tij.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë. Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”, ka shkruar Kurti.

Tre persona sot humbën jetën nga zjarri në një banesë që dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit.

Viktimat ishin babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Të ngjashme

Të fundit