0.7 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Kurti insiston që të intervistohet në zyrën e tij: Po të ishte Prokuroria e interesuar kaq shumë, do të vinin në Kryeministri

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për shpërfilljen ndaj Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar në skandalin me rezervat shtetëtore, ka thënë nga Gjilani se ai s’ka refuzuar asnjëherë të jap dëshminë e tij.

Kurti tha para gazetarëve se jo vetëm që ka qenë i gatshëm por edhe i interesuar të dëshmojë, ndërsa përmendi edhe oraret që i pati caktuar Prokurorisë kur mund të shkonin në zyren e tij për ta intervistuar.

Ai tha se edhe në të kaluarën ka ndodhur kur prokurorët apo hetuesit kanë shkuar në zyre të kryeministrave për t’i intervistuar.

“Së pari unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi apo se refuzoj të japë dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër kam shkruar letrën në të cilën kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë në zyren e Kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën, kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra, jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka arsye që kjo të mos vazhdohet. pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim, dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, tha Kryeministri para gazetarëve.

Ai tha se po të ishte Prokuroria e interesuar aq shumë, do të shkonte në zyren e tij të merrte dëshminë, por që siç tha ai s’janë të interesuar për të sjellë drejtësi, ndërsa shtoi sërish se vazhdon të jetë i gatshëm për intervistim.

Nëse Prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë time ajo do të vinte tek ne. Një Prokuror që e ka synim dëshminë e dëshmitarit, ai nuk humb kohë. Pse i humbi prokruroria tre muaj? Për boindjen time të fuqishme, pasi është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjell drejtësi”

“Kurrë Prokuroria ska qenë më e lirë, lirinë po e keqpërdor për ta lufutar qeverinë dhe kjo krimin e korrupsionin. Unë jam i gatshëm dhe kam qenë gjithmonë i interesuar”, tha Kurti para gazetarëve në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e një gurëthemeli të një çerdheje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit