Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot rreth masave të Serbisë për Kosovën.
Kurti ka thënë se këto masa të propozuara nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po bëhen nga dëshpërimi.
“Këto kërkesat e tij masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo rocionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim nuk kanë vend në Kosovë”, tha Kurti.
Kryeministri ka thënë se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar Kurti, e që sipas tij janë paqësore e racionale.
“Së pari duhet të flsini për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.
Të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prezantoi pesë masa për Kosovën.
Sipas prezantimit, aty përfshihen kthimi në gjendjen e “para vendimeve të njëanshme të Kosovës; shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme speciale; përforcim të mëtejmë të institucioneve serbe në Kosovë; themelimin e një prokurorie të posaçme për ndjekjen penale të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në zonën e Kosovës; dhe vendimin për paligjshmërinë e të gjitha institucioneve në Kosovë të themeluara pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë”