Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu rrijnë pak bashkë gjatë ceremonisë për Presidenten e re

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ish-presidentët Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu janë parë duke komunikuar me njëri-tjetrin në Presidencë, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula.

Në fotografinë e T7, Kurti, Hamza, Osmani dhe Sejdiu shihen me nga një gotë në dorë.

Kurti dhe Hamza ishin takuar disa herë ditëve të fundit, pa mundur të merreshin vesh për Presidentin dhe miratimin përfundimtar të ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë deri dje para mesnatës.

 

 

Të ngjashme

Të fundit