16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kurti edhe fiks një javë do të qëndrojë në SHBA, deri më 23 maj ka kohë të na ‘befasojë’ me ndonjë takim

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe fiks një javë parashihet ta vazhdojë vizitën e tij në SHBA.

‘Tripi’ përtej oqeanit i shefit të ekzekutivit parashihet të përfundojë tek të hënën e ardhshëm, më 23 maj 2022, datë kur Kurti do të kthehet në Kosovë.

Kështu i ka konfirmuar Gazetës Online Reporteri.net një burim i afërt, i involvuar në agjendën e Kurtit në SHBA.

Kryeministri Kurti në SHBA ka udhëtuar më 6 maj 2022. Vizita është njoftuar si “zyrtare”, edhe pse është kritikuar për shkak të nivelit të ulët të takimeve. Megjithatë, ka ende ditë në agjendë për të qëndruar në SHBA.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Kurti në Washington është pritur nga Kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Pastaj, udhëtimi i Kryeministrit të Kosovës ka vazhduar në San Francisko të Kalifornisë, ku për disa ditë rresht ka qëndruar në “Luginën e Silikonit” e ku ka vizituar disa nga korporatat e mëdha, kryesisht teknologjike, si Microsoft, LinkedIN, Uber, etj..

Nga aty, Kurti është nisur drejt Teksasit, ku është pritur nga shqiptarët që jetojnë atje, përfshirë edhe një imam shqiptar që drejton një xhami në Dallas.

Herën e fundit nga SHBA-ja Kurti është lajmëruar para 16 orëve në Facebook, ku ka treguar se po qëndron në Chicago të Illionisit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një postim në facebook, të dielën mbrëma ka njoftuar se nga Chicago, Kurti është nisur për në në Michigan, “për të vazhduar pastaj në Washington D.C., Massachusetts e New York”.

Kthimi i Kurtit në D.C., në opinionin publik, është përfolur se mund të bëhet për takime të nivelit të lartë me zyrtarë të administratës amerikane. Por se deri më tani asgjë nuk është konfirmuar e as njoftuar zyrtarisht.

Paraprakisht, Albin Kurti, kishte qëndruar në Iowa, ku i ishte bashkangjitur nga Kosova edhe Ministri i FSK-së, Armend Mehaj.

Në Iowa Kurti me anë të një fotoje ku shihet me një palë gërshërë gjigante në duar, njoftoi se së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership, kanë përuruar edhe hapjen e Shërbimeve Konsullore të Republikës së Kosovës atje. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit