11 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Certifikohen zytarët policorë në dy njësi elitare, NJSI dhe NJSO

- Advertisement -

Në kampin “Vrella”, sot është zhvilluar ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës.

Kjo ceremoni është realizuar pas një trajnimi profesional dhe mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.

Postimi i plotë:

Sot më 16.05.2022, në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).
Kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.
Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti dhe znj. Kimberly Riffe nga ICITAP-i amerikan, të cilët vlerësuan lartë arritjet profesionale të zyrtarëve policorë si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit