Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në emisionin “Gallatë”, ka diskutuar për ngjarjet e ndodhura këto vite në vend.
Hoxhaj është shprehur se kryeministri bashkë me presidenten e vendit nuk kanë një politikë të jashtme që tri vitet e fundit, raporton Gazeta10.
“Aktualisht Kosova nuk ka një politikë të jashtme në këto tri vitet e fundit si të them qe politika e jashtme politika e mbrojtjes dhe të sigurisë duhet të jenë me interes nacional, por Kosova për shkak të asaj se si sillet presidentja Osmani, kryeministri Kurti se si sillet ministrja e jashtme Gërvalla nuk kanë politikë të jashtme”, ka thënë ai./Gazeta10/