VV reagon pas tërheqjes së Bekim Sejdiut: Fatkeqësisht një pjesë e deputetëve të LDK doli kundër kandidaturës

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një reagimi në FB, shpreh keqardhjen për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës.

Në reagim thuhet se edhe pas marrëveshjes së arritur me LDK-në, “një pjesë e deputetëve të LDK-së doli kundër kandidaturës së miratuar edhe nga partia e tyre. Ndërsa PDK-ja dhe Aleanca u deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit”.

“Kështu u krijuan rrethanat që e pamundësuan zgjedhjen e Presidentit në Kuvend”, vijon reagimi.

“Në këto rrethana erdhi edhe vendimi i profesorit Sejdiu për t’u tërhequr”, vlerëson VV.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit