“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë

- Advertisement -

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Veteranët kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë atje këtë ditë të rëndësishme dhe për të përcjellë nga afër zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Përmes një lidhjeje direkte në “Edicionin Special”, të realizuar nga autobusi pak pasi kishte mbërritur në Hagë, veteranët kanë treguar se qëllimi i udhëtimit të tyre është shprehja e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.

Ata kanë deklaruar se kanë ardhur për t’u qëndruar pranë çlirimtarëve, duke shprehur bindjen e tyre se verdikti do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në qiell të hapur deri më 16 shtator.

Të ngjashme

Të fundit