Interi ka mposhtur Udinesen 5-3, në një ndeshje të jashtëzakonshme me tetë gola, shumë raste dhe ritëm të lartë.
Mysafirët e nisën furishëm dhe kaluan në epërsi 0-2 me James Abankwah në minutën e 9-të dhe Jurgen Ekkelenkamp në minutën e 16-të, transmeton Klankosova.tv.
Interi reagoi menjëherë dhe Carlos Augusto ngushtoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërsa Nicolo Barella barazoi 2-2 në minutën e 35-të.
Pas pushimit, Marcus Thuram e përmbysi ndeshjen në 3-2, ndërsa Francesco Pio Esposito shënoi për 4-2.
Pjesa e mbetur solli edhe më shumë emocione, me Udinesen që nuk u dorëzua dhe Interin që në fund e siguroi fitoren 5-3.






