14.6 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Kurti e kundërshton Asociacionin: Pse nuk mjafton plani i Ahtisaar-it për serbët?

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur sërish kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se Pakoja e Ahtisaar-it duhet të ishte e mjaftueshme për të drejtat e komunitetit serb.

Këtë radhe kundërshtinë e tij e ka shprehur në një intervistë për të përditshmen austriake ‘Der Standard’, i cili ka thënë se nuk lejon asociacion mbi baza etnike, përcjell Demokracia.com.

“Kushtetuta jonë nuk lejon asociacione të bazuara në kritere etnike, sepse paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Pra mund të kërkohet bashkim të maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, deklaroi Kurti.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën”, deklaroi më tej shefi i ekzekutivit kosovar.

“Vuçiqit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e do themelimin e Asociacionit të komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund ta shërbeni një makiato pa filxhan kafeje”, ka vijuar më tej kryeministri.

Ai ka folur edhe për çështjen e Manastirit të Deçanit, të cilën e ka quajtur si temë të ndjeshme dhe ka thënë se kryesuesit e këtij manastiri nuk kanë pranuar diskutim me të.

“24 hektarët i janë dhënë manastirit gjatë regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit. Megjithatë, është një temë shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për shqyrtim dhe diskutim të plotë me të gjithë ata që janë të përfshirë. Do të doja të takohesha me përgjegjësit në Manastirin e Deçanit – por deri më tani ata nuk kanë pranuar të flasin me mua”, ka deklaruar tutje Kurti.

I njëjti ka thënë se nga prijësit fetarë të këtij manastiri ka pritur të jenë “më të përqëndruara te Zoti sesa tek çështjet materiale”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit