Kryetari i Vetëvenosjes, Albin Kurti, ka folur në lidhje me kërkesën për kohë shtesë për marrëveshje politike. Ai ka thënë se bisedimet ishin të pamundura më parë, për shkak të dinamikave brenda LDK-së.
“T’i japim shancë një marrëveshje ose koncensusi për presidentin. Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin do të ishte rrugë për shpërndarjen e tij. Ne kemi dashur t’i japim koë bisedimeve me partitë opozitare që nga çertifikimi, por për shkak të dinamikave në LDK, takimet i mbajtëm vetëm para pak ditësh.”






