Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se kjo parti nuk ka interes për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Kurti ka thënë se beson se çdo pozitë institucionale është e rëndësishme dhe e vlefshme, duke rikujtuar situatën e vitit të kaluar, kur kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për zgjedhje.

Sipas tij, nëse posti i kryetarit të Kuvendit ishte me rëndësi atëherë, nuk mund të konsiderohet i parëndësishëm tani.

“Unë besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta për nga përgjegjësia. Vitin e kaluar për muaj të tërë jemi vonuar pikërisht për zgjedhjen e kryeparlamentares. Nëse atëherë kryetari i Kuvendit ka qenë shumë i rëndësishëm, nuk mendoj që pozitat institucionale varen nga viti apo stina, por nga ajo që përcaktohet në Kushtetutë dhe në ligj”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.

Ai ka shtuar se të gjitha postet kryesore shtetërore, përfshirë kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentin, janë të rëndësishme dhe se është i gatshëm të diskutojë për to.

Të ngjashme

Të fundit