1.4 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Kurti e goditi në hapje të fushatës, reagon Hoti: Mashtruesi me fraza të shtrembëruara, merr fund më 9 shkurt

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të nisur fushatën zgjedhore në Gjakovë e goditi ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin me fjalët “i thotë Vuçiqit razumem”.

Hoti e quajti “mashtrues që kapet pas frazave…të shtrembëruara” ndërsa tha se “merr fund më 9 shkurt, dhe ai e di këtë”.

“Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër”, shkroi Hoti në një reagim.

“Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist. Ky episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë merr fund me 9 shkurt. Ai e di këtë”, shkroi mes tjerash Avdullah Hoti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit