Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, bëri homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë në Drenas, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të vrarë në këto fshatra dhe zonat përreth nga forcat policore dhe ushtarake të aparatit shtetëror serb.
Gjatë luftës në këto zona, 276 shqiptarë u vranë mizorisht. Ata dhanë jetën e sakrifikuan krejt çka patën për lirinë e vendit. Kryeministri Kurti shprehu nderim të thellë për veprën e tyre dhe sakrificën sublime.
Dëshmorët e martirët në Gllobar, Vërboc, Shtuticë dhe zonat përreth do t’i kujtojmë e përkujtojmë përherë, për të mos harruar sa i madh ishte çmimi i lirisë dhe sa i lartë kontributi e sakrifica.