28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti, BE-së: Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve ishte kriter kyç, hiqni masat sa më parë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me dështimin e referendumit “për ose kundër” shkarkimit të kryetarëve në komunat veriore, ka thënë se “rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual”, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore ka dështuar.

Kurti më tej ka thënë se qeveria është e “ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës” dhe ka akuzuar Beogradin për “ushtrim të trysnisë ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna”.

Kreu i ekzekutivit përmendi gjithashtu se mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim “ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.”

Ai ka bërë thirrje që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen sa më parë.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit