Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 3941 qytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se deri në mbyllje të afatit kanë mbetur edhe dy javë dhe se nuk është shënuar asnjë incident, duke i ftuar ë gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende të aplikojnë.
Postimi i plotë: